Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE15 vende të BE-së kërkojnë qendra për të riatdhesuarit në vendet e...

15 vende të BE-së kërkojnë qendra për të riatdhesuarit në vendet e treta

Italia dhe 14 vende të tjera të BE-së, përfshirë qeveritë e Bullgarisë, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Greqisë, Qipros, Maltës, Holandës, Austrisë, Polonisë Rumanisë dhe Finlandës, në një letër drejtuar Komisionit Evropian, sugjerojnë “shqyrtimin e bashkëpunimit të mundshëm me vendet e treta për mekanizmat e qendrës së riatdhesimit, ku të kthyerit mund të transferohen në pritje të largimit të tyre përfundimtar”. “Ne nxisim forcimin e aspekteve të brendshme dhe të jashtme të riatdhesimit, për të arritur në një politikë efektive të riatdhesimit të BE-së”, thuhet në deklaratën e tyre. ”Kjo mund të përfshijë, ndër të tjera, sigurimin e sistemeve më efektive të kthimit në shtetet anëtare të BE-së që zbatojnë plotësisht vendimet e kthimit”, vazhdon letra. ”Lidhur me qendrat në vendet e treta për të kthyerit, ne nxisim Komisionin dhe shtetet anëtare të eksplorojnë modele të mundshme brenda ”acquis” aktuale të BE-së, si dhe duke marrë parasysh nevojën e mundshme për ndryshime në Direktivën e Kthimit”, përfundon deklarata e 14 vendeve të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments