15 produkte bujqësore shqiptare janë certifikuar së fundi me Global G.A.P. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, Shqipëria është në rrugën e duhur, duke u pozicionuar si një vend mjaft tërheqës, ku produktet vendase po konkurrojnë denjësisht në tregjet ndërkombëtare. Sipas ministrisë, sektori i fruta-perimeve zë peshë të rëndësishme në eksportet e produkteve bujqësore. Perimet zënë rreth 90% të totalit, ndërsa janë certifikuar me GlobalGab, 15 produkte. Ministria dhe donatorët vlerësojnë se, ka një trend pozitiv në rritjen e sasisë së prodhimeve të certifikuara. Kjo krijon pritshmëri që gjatë sezonit të dytë të ketë më shumë mundësi të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare. Risia e procesit të certifikimit është kosto e ulur për certifikimet në grup. Ndër produktet e certifikuara janë prodhimet e perimeve në serra dhe pemëtoret.