Rreth 9 mijë gra të moshës 40 deri në 49 vjeçe i janë nënshtruar ekzaminimeve për kancerin e qafës së mitrës gjatë vitit 2023. Shifrat i bëri publike ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale. Sipas ministres, tashmë 15 mijë vajza kanë kryer edhe vaksinën kundër HPV-së në qendrat shëndetësore. “Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët, është më i lehtë për t’u trajtuar, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë ndaj mos neglizho kontrollet periodike”, bën thirrje ministrja Koçiu përmes postimit online. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mbështesë edhe gjatë vitit 2024 Programin e Depistimit të Kancerit te qafës së mitrës, duke mundësuar testim dhe vaksinim kundër HPV në të gjitha qendrat shëndetësore.
15 mijë vajza kanë kryer vaksinën kundër HPV-së
RELATED ARTICLES