Sunday, April 13, 2025
HomeSOCIALESHENDETESI143 qytetarë kanë kryer falas transplantin e veshkës

143 qytetarë kanë kryer falas transplantin e veshkës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti sot në zyrën e saj një qytetar 54-vjeçar nga Hasi, Agron Kraja, i cili ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu informoi po ashtu se janë 143 qytetarë të cilët kanë bërë transplantin e veshkës falas. “Agroni ka rreth 6 muaj që ka kryer procedurën e transplantit të veshkës. Një ndërhyrje e cila kryhet falas nga shteti. Ka përfituar ashtu sikurse kanë përfituar përgjatë këtij viti 14 qytetarë. Gjithashtu përgjatë gjithë këtyre viteve që ne e mbështesim transplantin e veshkës si procedurë dhe e ofrojmë falas për qytetarët, janë 143 qytetarë të cilët kanë bërë transplantin e veshkës. Gjithashtu ne sigurojmë gjithë mbështetjen që edhe për ata të cilët, si Agroni e kanë bërë transplantin të gjitha analizat falas, gjithashtu edhe terapitë që duhen posttransplantit”, tha Manastirliu. Ndërsa Kraja u shpreh se nuk e kishte besuar se transplanti kryhej falas. “Ndjehem shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Është e vërtetë kjo që thotë ministrja. Edhe unë nuk e kam besuar, por është e vërtetë, të gjitha këto bëhen falas. E përfiton. Është një punë shumë shumë e lehtë. Nuk e kam ditur që transplanti bëhej falas”, u shpreh 54-vjeçari.https://ata.gov.al/2022/10/11/manastirliu-143-qytetare-kane-kryer-falas-transplantin-e-veshkes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ