Performanca e fundit e grupit britanik të rock-ut, Black Sabbath mblodhi 140 milionë paund për bamirësi, sipas drejtorit muzikor të eventit, Tom Morello.
Morello, i cili është gjithashtu kitaristi i ”Rage Against The Machine”, zbuloi shifrën në një postim në Instagram.
Ai shkroi se “ne mblodhëm shumë para’ për një kauzë të madhe dhe kaq shumë muzikantë, grupe muzikore dhe fansa të shkëlqyer në të gjithë botën i bënë homazh madhështorëve të të gjitha kohërave”.
Të gjitha fitimet do të ndahen në mënyrë të barabartë midis Spitalit të Fëmijëve në Birmingham, ”Cure Parkinson’s” dhe ”Acorns Children’s Hospice”, me bazë në Midlands.
Mijëra njerëz u mblodhën në Villa Park në Birmingham për koncertin e së shtunës, të shoqëruar nga një formacion i mbushur me yje të mëdhenjve të metalit, përfshirë ”Metallica” dhe ”Slayer”.
Postimi i Morello tha se ”organizimi i eventit ishte më shumë se një vit punë e palodhur, por heavy metal ishte muzika që më bëri të doja muzikën”.
Drejtori ekzekutiv i ”Acorns Hospice”, Trevor Johnson, tha më parë se paratë e marra do t’i mundësonin organizatës bamirëse “të ishte aty për më shumë fëmijë dhe familje”.
Spitali i Fëmijëve në Birmingham tha se ishte një “kënaqësi e mrekullueshme” të ishte një nga përfituesit e këtij kontributi.
Paratë do të përdoren për të përmirësuar përvojat e pacientëve dhe familjeve në spital me punë që përfshijnë transformimin e vazhdueshëm të hyrjes kryesore, ku do të ndërtohet një akuarium i madh.
Gjithashtu janë planifikuar përmirësime në departamentin e urgjencës, aktivitete argëtuese për fëmijët, një kinema dhe pajisje të reja