Ambasadori i bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese të Muzeut Etnografik në Krujë, se, “sot është vërtetë një ditë shumë e rëndësishme, një gur i rëndësishëm kilometrik në programin e BE-së për kulturën, një program të cilin e lançuam pas tërmetit 2019 dhe qëllimi ishte të mbështesnim trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe të promovonim zhvillimin vendor të ekonomisë, sepse të dyja ecin krah për krah me njëra-tjetrën”. “Ky program është një nga programet më të mëdha dhe ambicioze të trashëgimisë kulturore që të ketë financuar ndonjëherë BE në Ballkanin Perëndimor, duke treguar kështu solidaritetin e BE në shembullin e vetë më të mirë dhe duke dëshmuar kështu për marrëdhëniet kaq të mira që kemi ne BE-ja dhe Shqipëria”, tha Gonzato. “Ne tashmë kemi rinovuar 14 site të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që punimet po vijojnë në 9 site të tjera në Shqipëri”, theksoi ai. “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rinovimin e ndërtesave, por edhe të festojmë së bashku larminë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ky muze është një shembull i mrekullueshëm i kësaj pasurie historike të Shqipërisë”, tha ai.
Home SPORT-KULTURE-ART 14 site të trashëgimisë kulturore të rinovuara në Shqipëri, punimet vijojnë në...