Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026.
Ky investim bëhet për të rikthyer magjinë e filmit tek publiku, anekënd vendit. Shtatë salla kinemaje do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe i mjediseve, duke krijuar një hapësirë tërheqëse dhe komode për adhuruesit e kinematografisë. QKK e konsideroi këtë investim si “dhuratën më të bukur për publikun shqiptar në këto festa fundiviti nga MTKS dhe ministri Gonxhja”.
Kjo nismë do të ndihmojë gjithashtu në mbështetje të industrisë lokale të filmit dhe do të sjellë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e tjerë të fushës.





