Leja e re e qarkullimit të mjetit, prej 6 Qershorit 2022 ka zëvendësuar 3 dokumente në 1 të vetme dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bën të ditur se, 121,131 Leje të reja qarkullimi janë lëshuar gjatë periudhës nga 6 Qershori deri në 30 Dhjetor 2022. Sipas DPSHTRR-së, leja e re e qarkullimit është formati i ri unifikon 3 dokumente në 1:Lejen e vjetër të qarkullimit, Certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit. Leja e re e qarkullimit kushton 2,100 Lekë, duke ulur kostot me 40% dhe duke rritur përfitimet për qytetarët. DPSHTRR-ja bën të ditur se, marrja e saj, kursen kohë pritje e shërbimi për qytetarët dhe nuk ka afat skadence. Ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE, vit prodhimi e vit të parë regjistrimi mjeti, kod QR, prokat rezistent, personalizim me puntim e prakticitet. Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re! Nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë. ATSH