Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA 12 milionë euro për projektin e regjistrimit

 12 milionë euro për projektin e regjistrimit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se, rezultatet e regjistrimit me karakteristikat e tyre që përfshijnë shtrirjen gjeografike të popullsisë, kushtet sociale, ekonomike, madhësinë e përbërjen e ekonomive familjare, nivelin e edukimit e të tjera, edhe për zonat e vogla ose nëngrupet e popullsisë, janë shumë të nevojshme për hartuesit e politikave, si dhe për institucionet qendrore, ashtu edhe ato lokale me qëllim ofrimin e shërbimeve duke u bazuar në të dhëna. Kuri tha në tryezën me temë “Regjistrimin e Popullsisë”, të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, theksoi se Qeveria e Kosovës që nga kalimi i Agjencisë së Statistikave në Zyrën e Kryeministrit në qershor të këtij viti, i ka kushtuar rëndësi të veçantë projektit të regjistrimit të popullsisë dhe në përgjithësi statistikave. Ai shtoi se është angazhuar drejtpërdrejt si dhe ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që të kenë një koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për një regjistrim të suksesshëm. “Jam i njoftuar për shumë detaje dhe sfida që ka projekti i regjistrimit dhe kam shprehur gatishmërinë për të gjetur një rrugë e cila ndihmon projektin e regjistrimit dhe që regjistrimi si i tillë të jetë i suksesshëm”, u shpreh kryeministri. Kurti vlerësoi se përfshirja e institucioneve lokale dhe atyre ndërkombëtare dhe rrugëtimi i përbashkët në një projekt të tillë të rëndësishëm garanton një regjistrim të suksesshëm, cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe që do ta bënte regjistrimin të ishte histori e suksesit. Me këtë rast, kryeministri tha se Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 12 milionë euro për projektin e regjistrimit.https://ata.gov.al/2022/12/09/kurti-qeveria-12-milione-euro-per-projektin-e-regjistrimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ