Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA12.4 milionë euro për Programin e Sigurisë së Ujit

12.4 milionë euro për Programin e Sigurisë së Ujit

Është nënshkruar marrëveshje subsidare për nxitjen dhe levimin e mundësive për Programin e Sigurisë së Ujit. Përmes një njoftimi nga Ministri i Financave, Hekuran Murati thuhet se kjo marrëveshje është arritur në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, i cili është zbatues i Projektit. Sipas marrëveshjes së financimit ndërmjet Përfituesit dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (“Asociacioni”) të datës 13 korrik 2020 (“Marrëveshja e Financimit”), Asociacioni ka rënë dakord të vërë në dispozicion të Përfituesit një kredi në shumën prej njëzet e pesë milionë e njëqind mijë euro (25,100,000 €) me qëllim të financimit të Projektit për Programin e Sigurisë së Ujit. “Përfituesi pranon të vërë në dispozicion, përmes ndarjes buxhetore të MMPHI tek Subjekti Zbatues i Projektit, shumën prej dymbëdhjetë milionë e katërqind mije euro (12,400,000 €) (Granti) nga të ardhurat e kredisë sipas afateve dhe kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje dhe Marrëveshjen e Financimit”, thuhet në njoftim. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments