Nga 1 janar 2022 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ofruar 115.873 shërbime konsullore online për shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e MEPJ-së, Olta Xhaçka, e cila tha se nga këto shërbime konkretisht janë ofruar 69 844 pasaporta dhe ID Card, 18 123 leje kalimi, 10 312 akte noteriale dhe 5231 akte te gjendjes civile. Sipas saj, në janar- shtator 2022 pranë MEPJ janë proceduar 479.532 dokumente me vulë apostile dhe legalizim. Xhaçka tha se “po ashtu janë realizuar me sukses disa projekte si: projekti ishujt në Greqi (me 1182 shërbime të ofruara për ishujt Rodos dhe Kretë dhe rrethinat e tyre); projekti i aplikimit në kushte shtëpie dhe spitali për Milanon, Barin, Nju Jork dhe Selanik si dhe ditët konsullore në Irlandë ofruar nga Ambasada e Shqipërisë në Londër”. MEPJ synon që me anë të shërbimeve konsullore online të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.https://ata.gov.al/2022/09/18/xhacka-115-873-sherbime-konsullore-online-nga-1-janari/