Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE103 vjet më parë Sulejman Delvina Kryeministër 

103 vjet më parë Sulejman Delvina Kryeministër 

Më 31 janar të vitit 1920, përfunduan punimet e Kongresit të Lushnjës. Pjesëmarrësit e Kongresit qenë mbledhur që prej datës 21 janar. Në ditën e fundit të punimeve, Kongresi emëroi kabinetin e qeverisë, me kryeministër Sulejman Delvinën, si dhe zgjodhi anëtarët e Senatit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli procesverbalet e mbledhjeve të datës 31 janar, si edhe një foto të pjesëmarrësve të Kongresit, Aqif Pashë Elbasani, Shefqet Daiu, Ahmet Zogolli dhe Mytezim Këlliçi. Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments