Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALE1019 të infektuar me COVID-19 dhe dy humbje jete

1019 të infektuar me COVID-19 dhe dy humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2260 testime për COVID-19, 1019 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ka pasur dy humbje jete dhe 1159 të shëruar. MSHMS në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, bën të ditur se, janë kryer 2260 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1019 qytetarë, në këto bashki: 335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cërrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh. “Janë 8,580 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 71 vjeç”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë. “Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Statistika (30 Korrik 2022) Raste të reja ditore 1019 Të shëruar në 24 orë 1159 Të shtruar në spitale 27 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2260 Testime totale 1,916,587 Raste pozitive 311,381 Raste të shëruara 299,258 Raste aktive 8,580 Humbje jete 3,543https://ata.gov.al/2022/07/30/mshms-1019-te-infektuar-me-covid-19-dhe-dy-humbje-jete/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments