Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE100 vjet mëvetësi e Komunitetit Mysliman Shqiptar

100 vjet mëvetësi e Komunitetit Mysliman Shqiptar

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë (KMSH) dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Promovimit të Qytetit (Bashkia Tiranë), ka prezantuar një ekspozitë dokumentare dhe fotografike në kuadrin e 100-vjetorit të Kongresit që kurorëzoi përpjekjet e myslimanëve për mëvetësi. Çelja e ekspozitës së përgatitur me materiale historike të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), u zhvillua pranë xhamisë së Et’hem Beut, ku qenë të pranishëm drejtuesit e dy prej institucioneve bashkëpunuese, kreu i DPA-së, Ardit Bido, kreu i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, drejtori i Kulturës në KMSH, Dorian Demetja, përfaqësues të bashkësisë myslimane, studiues, qytetarë dhe dashamirës të historisë. “Ky vit dhe data e sotme janë shumë të rëndësishme jo vetëm për Komunitetin, por edhe për kombin tonë. Në vitin 1923, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpalli mëvetësinë dhe u themelua si institucion i pavarur në organizimin e të gjithë veprimtarisë së tij”, tha Spahiu. Ndërsa kreu i DPA, Bido vuri theksin tek gatishmëria e Arkivit për realizimin e ekspozitave të kësaj natyre, që përkojnë me momente kulmore në historinë e shtetndërtimit. “Mëvetësimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u bë në momente kyçe të shtetndërtimit tonë, duke krijuar një shoqëri me tolerancë fetare me baza atdhetare. Nëse nuk do të ishte kryer ky proces në vitet ‘21-‘24, sot do të kishim përçarje që do të na pamundësonin të punonim bashkë, ashtu sikurse punojmë, pa asnjë dallim mes besimeve fetare”, u shpreh Bido. Kjo eskpozitë erdhi si fryt i nismave dhe i i bashkëpunimeve të njëpasnjëshme të DPA-së, që kanë si qëllim parësor promovimin e trashëgimisë dokumentare historike të vendit.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments