Sunday, July 7, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE100-vjeçari britanik rrëfen pikën e kthesës në Luftën e Dytë Botërore

100-vjeçari britanik rrëfen pikën e kthesës në Luftën e Dytë Botërore

Kjo është ajo për të cilën ne luftuam. 80 vite më vonë, John Roberts, 100 vjeç, nuk ka harruar asgjë nga momenti kur pa bregdetin francez, në agimin e 6 qershorit 1944. Në një intervistë britaniku evokon zbarkimin e aleatëve në Normandi në çdo detaj, nga raketat që ndriçonin qiellin, te predhat gjermane që ai dhe njësia e tij i shmangën. Ai ishte 20 vjeç, një toger i rangut të dytë në bordin e destrojerit ”HMS Serapis”, përgjegjës për mbrojtjen e 25 anijeve minapastruese gjatë kalimit të La Mnashit, me një shpejtësi prej 6-7 nyje. Rreth orës 06:00, ai pa më në fund bregdetin francez në distancë. ”Kur aleatët, përfshirë rreth 500 bombardues amerikanë, hodhën bombat e tyre, i gjithë plazhi u bë një masë flake”, përshkruan veterani. Ai rilexoi një letër të shkruar për nënën e tij, tre ditë më vonë, ku thoshte se ishte “shumë zbavitëse”. ”Sapo kisha mbushur 20 vjeç, dhe në atë moshë, ju nuk jeni në dijeni të rrezikut”, thotë ai, si për të kërkuar falje. ”Ishte një pikë kthese. Askush nuk do të donte ta humbiste këtë moment”, shton ai. Ai kujton besimin në atë kohë se lufta nuk mund të përsëritej. “Në fund të Luftës së Parë Botërore dhe më pas të Luftës së Dytë Botërore, të gjithë thoshin faleminderit Zotit që mbaroi”, shton veterani. Ai e konsideron luftën në Ukrainë dhe konfliktet e tjera në mbarë botën “shumë të trishtueshme”. ”Të gjithë ata që vdiqën, ndryshe nga unë që nuk u lëndova kurrë, nuk do t’i harroj kurrë”, thotë ai. Roberti, i cili iu bashkua Marinës Mbretërore në moshën 13-vjeçare, festoi ditëlindjen e tij të 100-të në fillim të prillit dhe mori një dekoratë mirënjohjeje nga mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments