Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI100% financim blegtorëve për tufat bazë

100% financim blegtorëve për tufat bazë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj shprehu mbështetjen maksimale të qeverisë për sektorin e blegtorisë. Denaj tha se, krahas mbështetjes për matrikullimin e blegtorisë, qeveria përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, subvencionon të gjithë blegtorët për mbarështimin e gjedhit dhe të të imtave. “Adresojmë 100% mbështetje për blegtorët për masën e mbështetjes së tufës bazë të matrikulluar me lopë dhe për masën e mbështetjes së tufës bazë të matrikulluar me dele/dhi”, tha Denaj. Sipas saj, këtë vit, me shtesën në buxhet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, kanë marrë 100% të financimit 2,950 blegtorë për 6,066,100 krerë lopë dhe 4,678 blegtorë për 909,322 krerë dele/dhi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments