Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALE10 mijë pasagjerë nga aeroporti i Kukësit 

10 mijë pasagjerë nga aeroporti i Kukësit 

Nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit, porta e dytë qiellore e vendit, hynë në vendin tonë mbi 10 mijë pasagjerë gjatë periudhës maj-korrik. “Nga 1 maji deri më 31 korrik, numri i hyrjeve nga aeroporti i Kukësit është 10 390 persona, mes të cilëve 1 238 shtetas shqiptarë dhe 9 152 shtetas të huaj”, informoi drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, në Kukës. Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit operon tanimë me 12 fluturime në javë për destinacione si Viena, Basel, Karlsruhe, Memmingen dhe Zyrih. Shqipëria përuroi aeroportin ndërkombëtar në Kukës, më 18 prill 2021 me fluturimin e parë të pasagjerëve nga Londra të operuar nga “Air Albania”. Aeroporti ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut” i Kukësit është krijuar për të shërbyer si aeroporti i dytë i Shqipërisë, pas aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës dhe për të rritur turizmin në rajon.http://ata.gov.al/2022/08/16/mbi-10-mije-pasagjere-nga-aeroporti-i-kukesit-ne-maj-korrik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments