Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro gjatë vitit 2022. Viti i kaluar, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu është më i suksesshëm se viti 2021. Në konferencë për medie të premten, Llugaliu deklaroi se të hyrat e vitit 2022 janë 154 milionë euro më shumë se viti paraprak. Megjithatë, ai tha se se rritja e të hyrave është edhe si rezultat i inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve. Ai shtoi se në vitin 2022 janë importuar mallra në vlerë të 5.6 miliardë euro, ndërsa janë eksportuar vetëm 869 milionë euro. Krahas kësaj, Llugaliu tha se importi nga Serbia vitin e kaluar ka qenë 370 milionë euro. Kurse, Kosova ka importuar më shumti nga Turqia. ATA
1 mld e 531 mln Euro të ardhura nga dogana
RELATED ARTICLES