Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 në administratën publike është gjithsej 1 183. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i qeverisë dhe detajet mbi të cilat do të kryhet rekrutimi, si dhe institucionet ku planifikohet të kryhet punësimi. Sipas vendimit, nr 62, të datës 7 shkurt 2024, “numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 është gjithsej 1183, të ndara sipas kategorive. Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues janë 6 vende, për kategorinë e mesme drejtuese 92, për kategorinë e ulët drejtuese 217, për kategorinë ekzekutive 868. “Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon: Shkenca juridike; Audit i brendshëm; Shkenca ekonomike; Shkenca ekonomike/juridike; Shkenca shoqërore; Shkenca sociale; Histori-filologji; Shkenca mjekësore; Veterinari; Agronomi; Zootekni; Mbrojtje bimësh; Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi; Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Shkenca inxhinierike; Arkitekturë;Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte; Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e zbardhur në Fletoren Zyrtare.
1 183 vende vakante në administratë për vitin 2024
RELATED ARTICLES