Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE1 000 kilometra katrore

1 000 kilometra katrore

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 1 000 kilometra katrore territor nga Rusia që nga fillimi i shtatorit, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. “Si pjesë e operacioneve të vazhdueshme të mbrojtjes, heronjtë tanë kanë çliruar tashmë dhjetëra vendbanime”, theksoi Zelensky në fjalimin e tij duke shtuar se ”në total më shumë se një mijë kilometra katrore të territorit tonë janë çliruar nga 1 shtatori”. Zelensky kishte konfirmuar më parë se forcat ukrainase kishin rimarrë qytetin e Balakliya në rajonin e Kharkiv, duke treguar më tej se një kundërofensivë në lindje të vendit kundër forcave ruse po korr fitore. Të enjten, forcat e armatosura ukrainase thanë se kishin çliruar më shumë se 20 zona në rajonin e Kharkiv që nga fillimi i javës. “Në këtë pikë, ushtarët tanë kanë depërtuar deri në 50 kilometra thellë në linjat e mbrojtjes së armikut”, theksoi përfaqësuesi i shtabit të përgjithshëm Olexiy Hromov. Në rajonin jugor të Khersonit, forcat e Kievit i shtynë trupat ruse dy kilometra dhe në disa zona deri në disa dhjetëra kilometra.http://ata.gov.al/2022/09/09/kiev-zelensky-kemi-rimarre-me-shume-se-1-000-kilometra-katrore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments