Tuesday, April 29, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Enjte, 21 Nëntor 2024

Shqipëria Moti-E Enjte, 21 Nëntor 2024

Do të VIJOJE ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar; duke sjellë vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra; më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në të gjithë territorin; duke sjellë probleme në disa zona të ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shenohet në zonat Jugperëndimore. Era do fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments