Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë; Gjatë pasdites; do të ketë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës POR nuk priten reshje; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të PARAQITET edhe republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 25 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Ishujt Britanikë; rajoni i Balltikut si edhe brigjet verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje shiu e dëbore KU problematike situata do të paraqitet në Britaninë e madhe; PO ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga reshje dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe relativisht të FTOHTE.