Thursday, March 20, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte,4 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Premte,4 Tetor 2024

Territori i Kosovës; do të paraqitet vranësira të shpeshta dhe shira gjatë orëve të paradites KU më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike KU vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të mbeten prezente në të gjithë Kosovën duke sjellë mjaft probleme. Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në Kosovë; Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi JUGOR.

Vranësirat dhe rrebehset e shiut do të mbizotërojë në të gjithë  Republikën e MV; KU më të theksuara reshjet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit KU  priten edhe përmbytje lokale. Pjesa e dytë e ditës; do të shtojë më tej vranësirat duke gjeneruar shira të dendur në të gjithë territorin e MV; nuk do të mungojnë gjithashtu; stuhitë e forta të erës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht; JUGOR.

Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në rajonin e Mesdheut do të sjellë; stuhi të forta ere si edhe shira me intensitet të lartë në; gadishullin Apenin si edhe gadishullin e Ballkanit duke raportuar mjaft probleme. Po ashtu; do të vijojnë; Skandinavia, Europa Lindore si edhe ishujt Britanikë me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere NDERSA moti i kthjellët do të jetë dominant përkatësisht në; Europën Jugperëndimore si edhe vendet e Europës Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ