Friday, February 14, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,1 Prill  2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,1 Prill  2024

Do të DOMINOHET nga masa ajrore Perëndimore dhe veriperëndimore Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kryesisht të qëndrueshëm KU kthjellimet do të jënë prezentë në të gjithë territorin POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të shtim të vranësirave duke gjenruar reshje të pakta shiu në zonat kufitare me Shqipërinë. Temperaturate ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR mbeten njësoj në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga minimalja 5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor

Masat ajrore të qëndrueshme do të MBIZOTEROJNE në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ndërsa; pas-mesditës dhe në vijim; parashikohet të ketë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin POR më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.   Era do të fryjë mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Zhvillimi i një qëndre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore  duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; ishujt Britanikë; gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi të forta ere duke krijuar probleme në disa zona NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; do të paraqiten; gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme Perëndimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments