Territori i Kosovës; do të paraqitet vranësira të shpeshta dhe shira gjatë orëve të paradites KU më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente në të gjithë Kosovën. Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në Kosovë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ektremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 20°C vlera më e lartë në Prizren dhe Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Do të paraqitet Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat të dendura do të jenë dominante; herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të përkohëshme në të gjithë MV; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; moti të përmirësohet gradualisht duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 24°C vlera maksimale në rang vendi; Ndërkohë; ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në Ballkanin Qëndror me ndikim deri në brigjet e Egjeut; do të kushtëzojnë, motin në këto rajone KU priten reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere duke sjellë mjaft probleme në këto rajone. Po ashtu; me rrebeshe shiu do të MBETET Europa Qëndrore POR reshjet do të jenë kalimtare NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.