Tuesday, April 22, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 20 Tetor  2024

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 20 Tetor  2024

Pjesa e parë të ditës; do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; orët e pasdites sjellin intervale të shkurtra kthjellimësh në zonat perëndimore duke lënë më vranësira dhe shira pjesën tjetër të Kosovës. Mbrëmja dhe nata përmirësiojnë dukshëm kushtet atmosferike në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e uëlt e shënuar në Podujevë deri në 21°C vlera më e lartë e cila pritet në Gjakovë.  Ndërkohë; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht Lindor.

Gjatë ditës së diel; Republika  e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu. Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e MV ku herë pas here do të krijohet edhe mundësia për reshje POR në sasi të pakta. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor.

Si pasojë e zhvillimit të një Cikloni të fuqishëm përkatësisht në veri të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; gadishullin Skandinav si edhe Alpet e Europës KU shirat do të jenë intensivë duke sjellë përmbytje në Francë dhe pjesërisht Gjermani. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të MBETET Britania e madhe NDERSA e gjithë  pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ