Republika e Kosovës; do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Parashikohet që; pas mesditës dhe në vijim të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë Kosovën KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR ulen me 3 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare me shpejtesi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Po ashtu; edhe ditën e hënë; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti të jetë i kthjellët deri në mesditë KU do të shfaqen kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të MV, por mundësia për reshje është thuasje zero. Kjo situate e qëndrueshme atmosferike, nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante gjatë mengjesit POR do të ulen me 3 gradë C në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Një sistem i fuqishëm vranësirash si edhe kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm; përkatësisht në Gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore, për pasojë vranësirat dhe shirat në formë shtërngatash do të jenë pothuase gjatë gjithë 24 orëshit. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre MBETEN me vranësira dhe rrebeshe shiu; NDERSA gadishulli Iberik, gadishulli Apenin si edhe Gadishulli i ballkanit do të MBIZOTEROHEN nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë.