Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë, 13 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 13 Prill 2024

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit POR mbeten kosnate në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor.

Republika e MV MBETET në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta  GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës  do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugperëndimore POR nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të RRITEN me 2 gradë C në orët e mëngjesit POR mesdita ruan vlera kostante të tyre duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 7° C në qytetin e Tetovës dhe maksimalja vijoj të mbetet deri në 30°C Shkup dhe manastir. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor.

Vendet e Europës Lindore; janë përfshirë prej nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, pjesërisht Europa Veriore dhe ishujt Britanikë do të PARAQITET me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera më të larta priten në gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit sie dhe brigjet Greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments