Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Enjte, 11 Prill 2024

Shqipëria Moti-E Enjte, 11 Prill 2024

Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike KU moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat minimale POR do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments