Aktivizimi i Anticiklonit të Azoreve do të diktojë kushtet e motit në territorin Shqiptar duke bërë që; moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominate gjatë-gjithë paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë; vranësira të lehta e kalimtare në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare NDERSA vranësira më të dukshme priten përgjatë zonave Verilindore dhe Juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në orët e mëngjesit POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Pukë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Beratit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.