Vendi ynë do të mbetet nën dominimin e vranësirave në të gjithë vendin KU herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qëndrore; në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të vijojë me vranësira dhe shira të dobët e lokal në pjesën më të madhe të territorit;
Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 16°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi JUGOR; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.