Deri në mesditë; vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore duke rrezikuar momenete me pika shiu; Orët e pasdites; vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shenohet në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.